Huthët e Jemenit nisin një sulm të ri me dron kundër Izraelit

Azia

Huthët e Jemenit nisin një sulm të ri me dron kundër Izraelit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 22:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Rebelët shiitë Huthë të Jemenit nisën sot një sulm të ri me dronë kundër objektivave në Izrael, njoftoi zëdhënësi Yahya Shari.

“Ne do të vazhdojmë operacionet tona ushtarake në mbështetje të palestinezëve derisa të ndalojnë sulmet izraelite në Gaza”, tha zëdhënësi i Huthit.

Ndërhyrja e Huthëve të Jemenit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit po ngre shqetësime për rrezikun e zjarrit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat