Presidenti amerikan flet gjithashtu për 239 personat e mbajtur rob nga Hamasi në vazhdën e sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor.
Ne "vazhdojmë të mbajmë në zemrat tona qindra familje dhe njerëz të dashur, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe gjyshër të moshuar, përfshirë shtetas amerikanë, të mbajtur peng," thotë ai.
"Administrata ime vazhdon të punojë gjatë gjithë kohës për të ribashkuar ato familje. Ne nuk do të dorëzohemi, pikë.
"Unë jam optimist."