Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Amerikës Latine janë acaruar

Azia

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Amerikës Latine janë acaruar

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 06:27
Foto nga takimi

Disa vende të Amerikës Latine kanë dënuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Argjentina, shtëpia e komunitetit më të madh hebre të Amerikës Latine, Peruja dhe Meksika, të gjitha sulmuan aksionin izraelit.

Kritikat vijnë një ditë pasi Bolivia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Jerusalemin për bombardimet dhe rrethimin e Gazës, ndërsa Kolumbia dhe Kili tërhoqën ambasadorët e tyre në vend.

“Peruja dënon dhe do të vazhdojë të dënojë dhunën nga kudo që vjen”, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Limës.

Diplomati meksikan Alicia Buenrostro, duke folur në një seancë të posaçme të OKB-së për Gazën, bëri thirrje që "fuqia pushtuese" e Izraelit të pushojë pretendimin e saj ndaj territoreve palestineze, duke argumentuar për një zgjidhje me dy shtete.

"Kjo duhet të ndalet," tha ajo, duke shtuar se Meksika do të rrisë ndihmën e saj për refugjatët palestinezë.

"Situata humanitare në Gaza çdo ditë është më alarmante," tha gjithashtu Ministria e Jashtme e Argjentinës, duke i kërkuar Izraelit të lejojë ndihmat në rrip.

Të tre vendet bënë thirrje për lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi.

Si Argjentina ashtu edhe Peruja kanë thënë se bashkëqytetarët e vendeve të tyre janë vrarë në konflikt, ndërsa Meksika thotë se ka bashkështetas në mesin e të rrëmbyerve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat