Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili më parë e përshkroi Gazën si një “varrezë për fëmijët” – dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Turp të kesh,” shkroi Cohen në X, duke etiketuar Guterres.
“Më shumë se 30 të mitur – mes tyre një foshnjë 9 muajshe, si dhe të vegjël dhe fëmijë që i panë prindërit e tyre duke u vrarë gjakftohtë – po mbahen kundër vullnetit të tyre në Rripin e Gazës”.
Hamasi është problemi në Gaza, jo veprimet e Izraelit për të eliminuar këtë organizatë terroriste, shkruan BBC.