Fituesja e Nobelit për Paqen, Mohammadi, fillon grevën e urisë

Azia

Fituesja e Nobelit për Paqen, Mohammadi, fillon grevën e urisë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Mohammadi

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, e arrestuar në Iran, ka nisur një grevë urie.

Mohammadi arriti t’i përcjellë familjes së saj një mesazh nga burgu famëkeq Evin i Teheranit, sipas llogarisë së saj në Instagram, të drejtuar nga të afërm jashtë vendit.

“Ne jemi të shqetësuar për gjendjen fizike dhe shëndetin e Narges Mohammadi”, thuhet në raport.

Mohammadi, një nga aktivistet më të shquar të të drejtave të njeriut në Iran, u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në fillim të këtij viti, “për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë”.

Aktualisht, 51-vjeçarja po vuan një dënim të gjatë me burg në burgun e Teheranit.

Sipas postimit në Instagram, greva e urisë e Mohammadit është një protestë kundër kushteve të burgut dhe rregullit të detyrueshëm të mbulesës për gratë në Republikën Islamike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat