Katër persona u vranë në një aksident rrugor në provincën Rizal të Filipineve, në lindje të kryeqytetit Manila, tha policia.
Nënkoloneli i policisë Ryan Manongdo tha në një intervistë se makina me shpejtësi përgjatë një autostrade në qytetin Antipolo u përplas me pjesën e pasme të një kamioni me 10 rrota dhe rrëshqiti poshtë tij rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale.
Viktimat ishin të gjithë rreth të 20-tave.
Një video e postuar në mediat sociale tregoi punonjësit e shpëtimit duke tërhequr trupat e katër viktimave nga makina e shkatërruar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit fatal që ka bllokuar trafikun në autostradën e frekuentuar.