Një udhëheqës i lartë i Hamasit ka refuzuar të pranojë se grupi i tij vrau civilë në Izrael, duke pretenduar se në shënjestër ishin vetëm rekrutët.
Moussa Abu Marzouk tha për BBC se “gratë, fëmijët dhe civilët ishin të përjashtuar” nga sulmet e Hamasit.
Izraeli thotë se më shumë se 1,400 njerëz u vranë nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit, shumica prej tyre civilë.
Marzouk u përgjigj se pengjet nuk ishin në gjendje të liroheshin teksa Izraeli po bombardonte Gazën. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 10,000 njerëz janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionet muajin e kaluar.
“Ne do t’i lirojmë ata. Por ne duhet të ndalojmë luftimet”, tha ai, shkruan BBC.