Inxhinierët e ushtrisë izraelite hedhin në erë tunelet e Hamasit, IDF-ja publikon pamjet

Azia

Inxhinierët e ushtrisë izraelite hedhin në erë tunelet e Hamasit, IDF-ja publikon pamjet

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas futjes së trupave izraelite, përkatësisht këmbësorisë në zemër të qytetit të Gazës, kanë filluar të publikojnë pamje nga aksionet e tyre.

Në postimin e fundit, IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet nëntokësore, që militantët e Hamasit i përdornin për t’u fshehur por edhe për të sulmuar ushtrinë izraelite.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka shpërndarë pamjet duke thënë se inxhinierët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar infrastrukturën e Hamasit – duke hedhur në erë me eksplozivë hyrjet e tuneleve.

Siq mund të shihet në pamjet e publikuara më poshtë, ata i kishin kamufluar mirë këto tunele me qëllim që të mos vëreheshin as nga civilët.

E Hamasi sipas vlerësimeve të inteligjencës izraelite ka një rrjet të madh të tuneleve nëntokësore, nga ku kryejnë sulme mbi ushtrinë izraelite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat