Ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki ka paraqitur një ankesë zyrtare në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) kundër Izraelit lidhur me kërcënimin e ministrit të tij për të hedhur një bombë bërthamore në Gaza.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, al-Maliki i dërgoi një letër zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA Rafael Mariano Grossi të mërkurën, duke thënë se kërcënimi bërthamor është "plotësisht në përputhje me diskursin mbizotërues në Izrael" kundër palestinezëve.
Kërcënimi përfshin "një njohje zyrtare se Izraeli posedon armë bërthamore dhe armë të shkatërrimit në masë", tha ai.
Në fillim të kësaj jave, Ministri izraelit i Trashëgimisë Amihai Eliyahu, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, u tha mediave izraelite se hedhja e një "bombë bërthamore" në Gaza është "një opsion". Qeveria izraelite u distancua nga komentet dhe Eliyahu u pezullua nga takimet ministrore.