“Koha për veprim, jo fjalë” në Gaza, thotë presidenti iranian

Azia

“Koha për veprim, jo fjalë” në Gaza, thotë presidenti iranian

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:01
Ebrahim Raisi

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka ardhur koha për veprim mbi konfliktin në Gaza dhe jo për të folur, ndërsa ai u nis për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një samit mbi krizën, përcjell Bota sot.

"Gaza nuk është një arenë për fjalë. Duhet të jetë për veprim," tha Raisi në aeroportin e Teheranit përpara se të nisej për në Riad në Arabinë Saudite.

"Sot, uniteti i vendeve islamike është shumë i rëndësishëm," shtoi ai.

Kjo është vizita e parë në Arabinë Saudite nga një kreu i shtetit iranian që kur Teherani dhe Riadi i dhanë fund armiqësisë së viteve nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina në mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat