Në fillim të kësaj jave, u raportua se Alexander Kozlov, ministri rus i burimeve natyrore, ishte në Korenë e Veriut.
Gjatë vizitës së tij, ai zhvilloi bisedime me Tok Hun, kryeministrin e Koresë së Veriut.
Kjo vjen pasi Moska dhe Pheniani kanë rritur bashkëpunimin pas samitit të liderëve të tyre në shtator, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Pasi mbërritën në Korenë e Veriut të martën, Kozlov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë u fotografuan duke u larguar nga vendi mbrëmë.
Të dy vendet kanë mohuar akuzat nga SHBA se kanë rënë dakord për një marrëveshje armësh për përdorim në luftën në Ukrainë.