Rreth 26 palestinezë u vranë në një sulm pranë Khan Younis, Gaza, herët të shtunën, tha një zyrtar shëndetësor në qytet.
Drejtori i spitalit Nasser në Khan Younis tha se kishte marrë trupat e 26 personave të vrarë dhe 23 të tjerë me lëndime të rënda, kurse shumica e trupave ishin fëmijë – pas një sulmi ajror në një ndërtesë banimi në qytetin Hamad në veriperëndim të qytetit.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende raportin, raporton BBC.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi gjithashtu bombardime vdekjeprurëse në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore dhe Rafah pranë kufirit me Egjiptin.