Pas sulmeve, tanket izraelite hyjnë në territorin e një spitali në veri të Gazës

Azia

Pas sulmeve, tanket izraelite hyjnë në territorin e një spitali në veri të Gazës

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Tanket izraelite janë futur në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, ku rreth një duzinë njerëz raportohet të jenë vrarë pas sulmeve izraelite këtë mëngjes.

Pak kohë më parë, drejtori i spitalit, Dr Marwan Al-Sultan tha për BBC se ushtria izraelite ishte rreth 20 metra nga ndërtesa.

Më herët ai tha se kishte dëgjuar të shtëna rreth e rrotull dhe se departamenti për kujdes post-operativ ishte goditur.

Megjithatë, një deklaratë e fundit nga ushtria izraelite nuk i referohej veprimeve pranë spitalit.

Ajo tha se: “Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar fluturaket për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake”.

Veç kësaj, deklarata theksoi se gjatë operacioneve ishin vrarë edhe tre komandantë të kompanive të Hamasit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat