Shefi i Hamasit ka thënë se një marrëveshje armëpushimi me Izraelin është "afër".
Ismail Haniyeh tha se zyrtarët janë "afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi" në një deklaratë dërguar Reuters nga ndihmësi i tij.
Deklarata nuk dha detaje të mëtejshme, por një zyrtar i Hamasit tha për Al Jazeera se negociatat ishin të përqendruara në kohëzgjatjen e armëpushimit, marrëveshjet për dërgimin e ndihmës në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në Izrael, raporton Skynews, transmeton "Bota sot".
Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor.
Spekulimet për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar prej ditësh.