Katër studentë vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në një rrëmujë në një universitet në Indinë Jugore gjatë një ngjarje muzikore, thanë zyrtarët.
Pinarayi Vijayan, kryeministri i shtetit Kerala, shkroi në X se shteti është i tronditur nga rrëmuja që ndodhi në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Cochin në qytetin e Ernakulam.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës gjatë një festivali universiteti, kur një koncert muzikor ishte gati të niste.
“Ngushëllime të përzemërta për anëtarët e familjes së katër studentëve që humbën jetën”, shkroi Vijayan në X, duke shtuar se trajtimi po ofrohet për të lënduarit.
"Një hetim i plotë mbi incidentin do të fillojë pa vonesë," tha ai.
E përditshmja lokale angleze “The Times of India” raportoi se më shumë se 60 studentë që u plagosën në aksident u dërguan me urgjencë në spital.