Gjithsej 30 palestinezë u liruan të martën nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo dhe Ofer, tha shërbimi i burgjeve izraelite.
Një autobus që besohet se bartte disa nga palestinezët e liruar është larguar nga burgu Ofer dhe tani ndodhet në Bregun Perëndimor, shkruan CNN.
Autobusi u pa duke dalë nga burgu në pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara në TV Palestine dhe AFPTV.
Hamasi liroi 12 pengje – 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë – të martën, sipas qeverisë izraelite.
Disa nga 10 pengjet izraelite të liruar të martën kanë shtetësi të dyfishtë.
Sipas kushteve të marrëveshjes së ndërlikuar Izrael-Hamas, Izraeli duhet të lirojë tre palestinezë për çdo peng izraelit të liruar.