Dy fëmijë janë vrarë nga forcat izraelite në Jenin, Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Nëntë vjeçari është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa 15 vjeçari në gjoks.
Ushtria izraelite i detyroi banorët e lagjes ad-Damj të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe shkatërroi rrugët në lagje, thanë disa burime të sigurisë dhe lokale.
Ndërsa agjencia e lajmeve Wafa tha se ushtria gjithashtu bombardoi një shtëpi duke përdorur një dron, raporton Al Jazeera.