Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

Azia

Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Të paktën 61 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Kështu ka raportuar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth kombësisë së zyrtarëve të medias.

CPJ njoftoi se bëhet fjalë për 54 gazetarë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, shkruan cnn.

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti i fundit Izrael-Gaza “ka shkaktuar muajin më vdekjeprurës për gazetarët që kur CPJ filloi të mblidhte të dhëna në vitin 1992”.

Vdekja e fundit e një anëtari të medias ishte e premtja kur Montaser Al-Sawaf, gazetar i pavarur që punonte për agjencinë turke të lajmeve Anadolu, u vra në një sulm izraelit.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka raportuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë 178 palestinezë si rezultat i sulmeve ajrore izraelite. Ministria gjithashtu konfirmoi se 589 persona janë lënduar pas përfundimit të armëpushimit njëjavor mes Izraelit dhe Hamasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat