Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi ka arritur në një “rrugë qorre” në bisedime.
Sipas deklaratës së kësaj zyre, Hamasi nuk e ka respektuar marrëveshjen për pengjet, shkruan CNN.
“Hamasi nuk përmbushi pjesën e tij në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë të dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.