Pesëdhjetë e pesë kamionë ndihma me ilaçe dhe ushqime dhe tre kamionë me karburant kanë hyrë në Gaza nga Egjipti përmes vendkalimit Rafah të shtunën, tha një zëdhënës i kufirit në Rafah, Wael Abu Omar për CNN.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi këtë në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke shtuar se ekuipazhet e tyre “tani kanë marrë kamionë ndihma përmes vendkalimit Rafah nga partnerët tanë në Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane”.
Dërgesat vijnë pavarësisht heqjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, nga i cili pati gjithashtu edhe pengje të liruara.
Më shumë ndihma hynë në Gaza gjatë pauzës së luftimeve, por OKB-ja tha se niveli ishte "plotësisht i pamjaftueshëm", për më shumë se dy milionë njerëz që jetonin në territor.