Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka uruar Javier Milei që i fitoi votimet, të cilat i mundësuan atij të bëhet president i zgjedhur i Argjentinës.
Ai gjithashtu e falënderoi atë për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin, raporton Al Jazeera.
“Kryeministri falënderoi presidentin e zgjedhur për qëllimin e tij për të zhvendosur ambasadën e Argjentinës në Jerusalem dhe e ftoi atë të vizitojë Izraelin”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.