Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë të dëmtojë infrastrukturën e Hamasit

Azia

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë të dëmtojë infrastrukturën e Hamasit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Gaza

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se Izraeli është “i vendosur të eliminojë terroristët e Hamasit dhe të dëmtojë infrastrukturën, siç bëmë në veri të Rripit të Gazës”.

Ky reagim i Hagar-it vjen disa orë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se trupat e tyre ndodheshin në “zemrën e Khan Younis”, pasi bombarduan qytetin jugor gjatë natës, raporton BBC.

Hagari ka përsëritur disa nga deklaratat e mëparshme, duke thënë se trupat e IDF po luftojnë “në zemër të Jabalia dhe në zonën e Shejaiya”.

“Në çdo bastion të tillë, kryhen sulme të kombinuara tokësore dhe ajrore, shkatërrohen infrastrukturat nëntokësore, eliminohen shumë terroristë në beteja ballë për ballë dhe vendosen armët”, ka shtuar zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite.

Në fazat e hershme të luftës, civilëve palestinezë iu tha të iknin në jug për të shmangur luftimet. Por Izraeli tani thotë se beson se pjesë të rajonit po përdoren nga Hamasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat