Një grua 55-vjeçe në Indi është qëlluar aksidentalisht me revole në kokë, nga një polic brenda stacionit policor në Aligarh.
Incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti rrëqethës kur gruaja qëllohet me plumb në kokë.
Ajo kishte shkuar në stacionin policor për të bërë verifikimin e pasaportës në Aligarh të Uttar Pradesh. E derisa po priste në sportel, polic shihet duke mbushur revolen e cila në një moment i shkrep aksidentalisht.
E plumbi i shkrepur goditi direkt në kokë gruan e identifikuar si Ishrat e cila u rrëzua menjëherë në dysheme. Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, ajo u dërgua me urgjencë në spital.
Mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, kurse familjarët dhe shoqëria civile po kërkojnë hetim të detajuar.