Kina lëshoi të dielën një raketë Long March-2D, duke bartur në hapësirë një satelit me sensorë në distancë.
Raketa që mbante satelitin Yaogan-39 u lëshua nga qendra e lëshimit satelitor Xichang në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, raportoi Xinhua News me qendër në Pekin.
Ishte misioni i 500-të i fluturimit i serisë së raketave Long March.
Javën e kaluar, Kina lëshoi një satelit në hapësirë nga Deti i Kinës Jugore për të testuar teknologjitë e internetit, duke shënuar misionin e “parë” të nisjes hapësinore në rrugën ujore të kontestuar.