LIVE: ‘Digjet’ Gaza, statistika alarmuese të të vrarëve në Hamas – Hezbollahu shënjestëron ushtarët izraelitë!

Azia

LIVE: ‘Digjet’ Gaza, statistika alarmuese të të vrarëve në Hamas – Hezbollahu shënjestëron ushtarët izraelitë!

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 06:12 më 11.12.2023
Gaza

Blinken bën thirrje për të mbrojtur civilët në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë.

Lufta Izrael Hamas ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa tanket izraelite zhvilluan sulme në qytetin kryesor të Rripit jugor të Gazës.

Dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një kërkese të propozuar të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, Blinken tha se Izraeli duhet të vendosë “një premium” në mbrojtjen e civilëve të Gazës dhe të sigurohet që ndihma humanitare mund të arrijë ata që kanë nevojë.

​ “Situata është kritike dhe ne duhet të sigurohemi që operacionet ushtarake të kenë në fokus edhe mbrojtjen e civilëve. Unë mendoj se bërë përpjekje për të mbrojtur civilët, por rezultatet që po shfaqet nuk janë edhe aq pozitive”, ka thënë ai.

Lufta në Gaza, Netanyahu thirrje Hamasit: Dorëzohuni tani! Ky është fillimi i fundit për ju

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtuar militantëve të Hamasit përmes një deklarate për mediat duke u kërkuar të dorëzohen menjëherë dhe se “ky është fillimi i fundit për organizatën terroriste”.

“Lufta ende vijon, por ky është fillimi i fundit të Hamasit. Unë u them terroristëve të Hamasit, gjithçka ka mbaruar. Mos vdisni për Sinwar-in. Dorëzohuni tani”, tha Netanyahu, duke iu referuar kreut të Hamasit në Gaza.

“Në ditët e fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit u janë dorëzuar forcave tona”, shtoi Netanyahu.

Ushtria, megjithatë, nuk ka lëshuar prova të dorëzimit dhe Hamasi ka hedhur poshtë pretendime të tilla, raporton Agence France-Presse.

Konflikti Izrael-Hamas, OBSH: Situata katastrofike shëndetësore në Gazë, thuajse e pamundur të përmirësohet

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë, edhe pse bordi miratoi me konsenus një mocion urgjent të OBSH-së për të bërë të mundur qasjen ndaj ndihmës mjekësore.

Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim ose ujë të pastër dhe një sistem mjekësor në kolaps.

Mocioni urgjent, i propozuar nga Afganistani, Katari, Jemeni dhe Maroku, kërkon dërgimin në Gazë të personelit dhe furnizimeve mjekësore, që OBSH-ja të dokumentojë dhunën kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve si dhe të sigurojë fonde për rindërtimin e spitaleve.

“Duhet të jem i sinqertë me ju: këto detyra janë pothuajse të pamundura në rrethanat aktuale”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zoti Tedros i tha bordit prej 34 anëtarësh në Gjenevë se nevojat mjekësore në Gazë janë shtuar, rreziku i sëmundjeve është rritur, ndërsa sistemi shëndetësor është reduktuar në një të tretën e kapacitetit që ishte para konfliktit.

Dr. Mustafa Barghouti, një politikan palestinez që kryeson Unionin e Komiteteve Palestineze të Ndihmës Mjekësore me 25 ekipe që punojnë në Gazë, tha se: “gjysma e Gazës tani po vdes nga uria”.

Ai tha se 350 mijë njerëz kanë infeksione, përfshirë 115 mijë me infeksione të rënda të frymëmarrjes.

Sipas tij, shumë vuajnë nga probleme të stomakut, sepse ka pak ujë të pastër dhe ka pak mundësi për ta zier atë, duke rrezikuar shpërthimin e dizenterisë, tifos dhe kolerës.

Spitalet e Gazës janë bombarduar, rrethuar ose bastisur si pjesë e ofensivës së Izraelit ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor.

Spitalet që janë ende të hapur janë të mbingarkuara nga numri i të vdekurve dhe të plagosurve që vijnë për trajtim.Ndonjëherë ndërhyrjet kryhen pa anestezi.

Sipas të dhënave të OBSH-së, që prej 7 tetorit , janë kryer 449 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në territoret palestineze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat