Izraeli ka thënë se do të rrisë kontrollin e tij të sigurisë për furnizimet që dërgohen në Gaza, në mënyrë që të kalojnë më shumë ndihma humanitare.
Ushtria izraelite tha se kalimi Kerem Shalom midis Izraelit dhe Gazës do të hapet dhe kamionët që përmbajnë ujë, ushqim, furnizime mjekësore dhe pajisje strehimi do të kontrollohen atje, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".
Kamionët më pas do të mund të vazhdojnë për në Egjipt nëpërmjet vendkalimit Rafah, ku furnizimet do të hyjnë në Gaza.
Izraeli tha se kjo do ta dyfishonte sasinë e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza.