Disa palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën të shtunën në mëngjes, si pasojë e një sulmi të Izraelit që synonte afërsinë e shkollës së UNRWA-s, e cila quhet al-Mazraa, ajo gjendet në Deir el-Balah në Rripin qendror të Gazës.
Sulmet ajrore izraelite gjithashtu shënjestruan një shtëpi në zonën al-Brahma në Rafah.
Edhe lagjet al-Shujayea, Tuffah dhe al-Daraj në qytetin e Gazës u goditën nga forcat izraelite.
Në Gazën jugore, forcat izraelite nisën sulme ajrore në al-Masry dhe zonën Sarhan në lagjen al-Manara në Khan Younis, raporton Al Jazeera.