Qindra njerëz protestuan në Tel Aviv pasi ushtria izraelite tha se kishte vrarë gabimisht tri pengje që Hamasi po i mbante në Gaza.
Në protestë kishte turma të mëdha që mblidheshin dhe bllokonin një rrugë kryesore në qytet.
“Unë do të thosha se ai [Kryeministri Benjamin Netanyahu] është përgjegjës për gjithçka që po ndodh … që ndodhi dhe po ndodh ende”, u shpreh protestuesja Ilana Zeffren.
“Ai ka gjak, shumë gjak në duart e tij, dhe ai duhet të japë dorëheqjen tani, dhe t’i lërë njerëzit që janë përgjegjës dhe kujdesen … dhe kujdesen për këtë vend, ndryshe nga ai, të marrin përsipër, dhe ta marrin këtë luftë dhe të marrin gjithçka. Njerëzit e rrëmbyer tani janë kthyer në shtëpi”, shtoi ajo.
Një protestues tjetër tha se një marrëveshje duhej të ishte bërë shumë më herët, në mënyrë që të kursehen jetët e njerëzve të pafajshëm.
Ai tutje theksoi se ajo që po ndodh tani është një tragjedi e madhe, raporton Al Jazeera.