Një agjent i shërbimit inteligjent të Izraelit është ekzekutuar në Iran, raporton agjencia e lajmeve IRNA.
Ai tha se agjenti, i cili punonte për shërbimin Mossad, u vra në provincën juglindore Sistan-Baluchestan.
“Ky person ka komunikuar me shërbimet e huaja, përfshirë Mossad-in, duke mbledhur informacione të klasifikuara dhe me pjesëmarrjen me bashkëpunëtorët, ka ofruar dokumente për shërbimet e huaja, përfshirë Mossad-in”, tha agjencia iraniane e lajmeve.
IRNA nuk e përmendi emrin e personit.
Agjencia shtoi se spiuni i supozuar i kishte dorëzuar informacione të klasifikuara një "oficeri të Mosadit" me shpresën për të përhapur "propagandë për grupet dhe organizatat që kundërshtojnë Republikën Islamike".