Ushtria izraelite dhe Shin Bet (Siguria e Brendshme) kanë arrestuar ditët e fundit rreth 90 pjesëtarë të Hamasit në Spitalin “Kamal Adwan” në veri të Rripit të Gazës dhe konfiskuan shumë armë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënës i ushtrisë izraelite, sipas të cilit disa nga të arrestuarit në spital.
Që besohet të jetë një bazë e Hamasit, morën pjesë në masakrën e 7 tetorit në Izraelin jugor, raporton ANSA.
Midis armëve të sekuestruara në spital ndodhen pajisje sulmi me pushkë, granatahedhës, pajisje shpërthyese dhe pajisje ushtarake të operativëve të Hamasit.