Të paktën 20 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një bllok banimi në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.
Thuhet se sulmi kishte në shënjestër shtëpinë e familjes Shehab, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha në shtëpitë fqinje.
Pamjet e siguruara nga Al Jazeera tregojnë mbërritjen e të vrarëve dhe të plagosurve, përfshirë fëmijë, në sulmin në një strukturë mjekësore në Jabalia.
Shumë prej të plagosurve shihen të shtrirë në dysheme në pritje të mjekimit.
OBSH-ja thotë se vetëm 11 nga 36 spitalet e Gazës mbeten pjesërisht funksionale.