Izraeli thotë se kamionët me ndihma të OKB-së do të fillojnë të hyjnë në Gaza nga territori i tij që sot për herë të parë që nga shpërthimi i luftës.
COGAT – organi qeveritar izraelit përgjegjës për çështjet civile palestineze – tha se kamionët do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe do të transferohen direkt në Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom.
Kalimi, në kufijtë Izrael-Gaza dhe Egjipt-Gaza, është mbyllur që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.
Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të premten rihapjen e vendkalimit për ndihmat në Gaza, pas presionit të shtuar nga SHBA dhe gjatë një vizite nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.