Agjencia e OKB-së ka raportuar se IDF ka vrarë 11 burra palestinezë para familjeve të tyre në qytetin e Gazës më 19 dhjetor.
Për Sky News ka folur Mark Regev, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se nuk kishte asnjë ide për këtë gjë.
Ai e përshkroi atë si “propagandë të Hamasit”, pavarësisht raporteve të publikuara nga agjencia e OKB-së.
Regev tha gjithashtu se popullit të Gazës mund t’i jepet një armëpushim nëse Hamasi pranon t’i lërë më shumë se 100 pengjet e mbetura të shkojnë.