Të paktën 68 palestinezë u vranë pas një sulmi ajror izraelit që goditi një kamp refugjatësh në Gaza qendrore, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Vdekjet të dielën (në prag të Krishtlindjeve) ishin rezultat i një prej sulmeve më të përgjakshme që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit pas inkursionit të tij më 7 tetor.
Sulmi goditi kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al Balah, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".
Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha se 15 ushtarë u vranë gjatë fundjavës - duke e çuar numrin e përgjithshëm të personelit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të vdekur në 11 javë në 481.
IDF tha se po shqyrtonte raportin e një sulmi ajror në Maghazi dhe ishte e angazhuar për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.