Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, do të takojnë ministrin izraelit për çështjet strategjike Ron Dermer këtë pasdite për të diskutuar krizën në Gaza dhe kthimin e pengjeve, ka thënë Shtëpia e Bardhë, përcjell Bota sot.
Takimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë të zbutur që bën thirrje për përshpejtimin e menjëhershëm të ndihmave për civilët në Gaza, por pa thirrjen fillestare për një "pezullim urgjent të armiqësive" midis Izraelit dhe Hamasit.
Abstenimi i SHBA në votimin përfundimtar shmangi një veton të dytë amerikane ndaj një rezolute të Gazës.