Rreth 80 trupa të paidentifikuar palestinezë janë varrosur në një varr masiv në Rafah, në jug të Gazës.
Sipas mediave të huaja, burime në ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi i thanë agjencisë së lajmeve AFP se ata ishin transportuar “nga morgjet dhe varret” në Izrael që autoritetet të kontrollonin se nuk kishte pengje mes tyre.
Ata u kthyen më vonë përmes vendkalimit Kerem Shalom në Gazën jugore. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi ngjarjen.
Izraeli thotë se 129 nga 240 persona janë ende të pagjetur pasi u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza më 7 tetor. Sulmet e asaj dite, të udhëhequra nga Hamasi, vranë 1200 njerëz.
Mbi 20,600 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.