Izraeli raporton se po vazhdon përpara me luftime në qendër dhe jug të Gazës dhe thotë se po zgjeronte operacionet e tij derisa luftimet vazhdojnë edhe në veri të territorit.
Forca izraelite e Mbrojtjes ka thënë se kishte edhe luftime në veri në zonën Shejaiya, shkruan CNN.
“Dy komplekse ushtarake të Hamasit u çmontuan nga trupat, të cilët kishin gjetur armë të shumta, pajisje shpërthyese, armë, pajisje ushtarake, pajisje komunikimi në komplekset përpara sulmit”, ka thënë IDF-ja.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam, thotë se vazhdon të luftojë forcat izraelite në shumë pjesë të Gazës, duke përfshirë kampin Bureij në qendër.