Qeveria izraelite ka miratuar që Israel Katz të bëhet ministri i ri i Jashtëm.
Kjo për të zëvendësuar Eli Cohen, i cili do të bëhet ministër i Energjisë si pjesë e një rotacioni ministror të paracaktuar, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Emërimet i nënshtrohen miratimit nga parlamenti izraelit, raporton The Telegraph.
Cohen do të vazhdojë të shërbejë si anëtar i kabinetit të sigurisë.
Qeveria izraelite dha gjithashtu dritën jeshile që zgjedhjet komunale të shtyra të zhvillohen në shkurt, me kusht që të miratohet parlamenti.
“Zgjedhjet zakonisht nuk i mbajmë në kohë lufte, por këto zgjedhje janë përcaktuar paraprakisht. Ato tashmë janë shtyrë një herë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.