Afganistani është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.
Kjo sipas një vlerësimi nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit është rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Feyzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima.