Sistemi shëndetësor në kolaps, vetëm gjashtë ambulanca funksionojnë në Rripin e Gazës

Azia

Sistemi shëndetësor në kolaps, vetëm gjashtë ambulanca funksionojnë në Rripin e Gazës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:21
Gaza

Në kulmin e një prej konflikteve me një numër të madh të viktimave, ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se janë vetëm gjashtë ambulanca të mbetura në funksion.

“Ne jemi ende duke luftuar për të operuar disa shërbime thelbësore, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe çerdhet,” thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.

Tre muaj bombardime izraelite dhe një rrethim i ashpër në Gaza kanë bërë që spitalet në të gjithë territorin palestinez të përballen me mungesë të furnizimeve thelbësore mjekësore.

Numri i njerëzve që kërkojnë strehim dhe trajtim është rritur, duke vënë nën presion të madh autoritetet shëndetësorë për tíu përgjigjur nevojave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat