Vullkani Marapi i Indonezisë shpërtheu të dielën, me hirin që ngrihej 1300 metra nga maja gjashtë javë pas një shpërthimi fatal, sipas agjencisë gjeologjike të vendit.
Vullkani në provincën e Sumatrës Perëndimore shpërtheu të paktën dy herë deri në orën 03:37 të dielën, tha agjencia, duke kërkuar evakuimin e njerëzve brenda 4.5 km nga qendra e shpërthimit, me mundësinë e rrjedhave të lavës në lumenj dhe lugina, raporton Reuters.
“Në rast se ka shi hiri, i bëjmë thirrje banorëve që të përdorin edhe maska për të parandaluar sëmundjet e frymëmarrjes”, tha agjencia.
Në dhjetor më shumë se 20 njerëz u vranë pasi Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës, shpërtheu, raporton Reuters.