OBSH: Tre në katër palestinezë në Gaza të zhvendosur brenda vendit
Tre në katër palestinezë në Gaza janë të zhvendosur brenda vendit si rezultat i sulmeve të Izraelit në të gjithë rripin, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Manwa Al Kahwaji, një grua palestineze e cila është zhvendosur brenda vendit për shkak të sulmeve izraelite, tha:
“Ne kalojmë momentet më të vështira gjatë natës. Ne jemi duke fjetur në tokë duke përdorur vetëm këtë fletë. Çdo ditë, herët në mëngjes dalim për të marrë ujë dhe nuk mjafton. Nuk kemi pasur ujë që nga dje. Vajza ime e vogël është e sëmurë që nga dita që mbërritëm këtu për shkak të ujërave të zeza që na rrethojnë”.
Ajo kështu u shpreh përmes një postimi në X, raporton The Guardian.
IDF thotë se zbuluan një tunel të Hamasit që përdorej për të mbajtur pengje në Khan Younis
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari ka thënë se trupat kanë zbuluar një tunel në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, ku Hamasi dyshohet se mbante pengje.
“Pasi trupat e IDF luftuan dhe vranë disa luftëtarë të Hamasit në hyrje, ata vazhduan poshtë tunelit, i cili përmbante eksplozivë dhe dyer rezistente ndaj shpërthimit”, ka thënë Hagari.
tha se pengjet që janë kthyer në Izrael thanë se ata kaluan pikërisht aty shumicën e kohës së tyre, shkruan CNN.
Megjithëse asnjë peng nuk ishte në tunel gjatë operacionit të IDF, Hagari tha se ata gjetën prova të pranisë së tyre, duke përfshirë një vizatim të bërë nga një pesëvjeçare.