Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimet e tij në këshill mbi situatën në Gaza.
Në një fjalim ai ka thënë se 100 ditët e fundit kanë qenë zemërthyese dhe katastrofike për civilët palestinezë në Gaza.
“Unë do të vazhdoj në kapacitetin tim të kufizuar të ndjek të gjitha përpjekjet për të punuar për lirimin e tyre [të robërve izraelitë]”, ka thënë Guterres.
“100 ditët e fundit kanë qenë zemërthyese dhe katastrofike për civilët palestinezë në Gaza. Ditët e fundit, ofensiva ushtarake është intensifikuar në Khan Younis me shumë viktima të tjera”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë se e gjithë popullsia e Gazës po përjeton shkatërrim në një shkallë dhe shpejtësi të paprecedentë në historinë e fundit.
“Tragjikisht, 153 kolegë tanë janë vrarë, një burim pikëllimi pa fund për të gjithë ne”, është shprehur Guterres.