Të paktën pesë persona u vranë kur një sulm goditi një xhami në qytetin jugor të Gazës, Rafah, të mërkurën. Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin e afërt Abu Youssef Al-Najjar.
Pamjet e kapura nga gazetarët treguan shkallën e shkatërrimit, me ndërtesa të rrënuara pjesërisht ose plotësisht të rrafshuara, shkruan euronews.
Një video tjetër tregoi pasojat kaotike në spital – mes të pranishmëve ishte edhe Mohammad Lafy, i cili i mbijetoi sulmit.
“Ne ishim ulur në shtëpi, ata e goditën xhaminë direkt pranë shtëpisë pa paralajmërim”, tha ai.
Beteja të ashpra po shpërthejnë në qytetin e dytë më të madh të Rripit të Gazës, Khan Younis, ku zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se raundet e tankeve goditën një objekt të OKB-së që strehonte palestinezët e zhvendosur, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe plagosur 75 të tjerë.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj po luftonin me militantët në Khan Younis të mërkurën, pasi rrethuan qytetin një ditë më parë.
Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 25 mijë e 700 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
63 mijë e 740 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.