Një palestinez i moshës 28-vjeçar, i cili ishte strehuar në kompleksin e spitalit al-Amal në Khan Younis, është vrarë pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj tij.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Shoqërisë Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe në “X”.
Spitali Al-Amal, së bashku me Spitalin Nasser, janë nën rrethim nga ushtria izraelite për gati një javë dhe i janë nënshtruar zjarrit të vazhdueshëm nga ta.