Mijëra palestinezë po ikin nga Khan Younis, derisa Izraeli sulmon qytetin jugor të Gazës.
Shumica po udhëtojnë përgjatë rrugëve për në Rafah, afër kufirit me Egjiptin, shkruan Sky News.
Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në strehimore dhe kampe tendash në Rafah.
Por zona nuk është kursyer nga sulmet izraelite, pavarësisht një fluksi palestinezësh të zhvendosur atje.