Dhjetra kanë protestuar para ndërtesës së agjencisë së OKB-së në Bejrut kundër pezullimit të financimit nga disa shtete perëndimore.
“Ky vendim po na dëmton neve, për sa i përket shëndetit, arsimit, ai ndikon në të ardhmen tonë, idetë tona, fëmijët tanë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” tha për Reuters Najah Zaher, nëna palestineze e tre fëmijëve.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë pezulluar ndihmën për agjencinë që nga 26 janari, pasi Izraeli pretendoi se 13 nga 13,000 stafi i UNRWA në Gaza ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit.
UNRWA, e cila thotë se më shumë se 150 nga stafi i saj janë vrarë që nga tetori dhe një milion palestinezë janë strehuar në ndërtesat e saj, tha se do të duhej t'i përfundonte operacionet brenda një muaji nëse financimi nuk rivendosej.