Agjencia e krimeve financiare të Indisë ka arrestuar një lider të lartë të opozitës, disa orë pasi ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të shtetit Jharkhand.
Hemant Soren, i partisë Jharkhand Mukti Morcha (JMM), është akuzuar për korrupsion.
Ai i ka mohuar akuzat, shkruan BBC.
Soren u arrestua nga Drejtoria e Përmbarimit (ED) mbrëmjen e së mërkurës pas shtatë orësh pyetje.
Partia e tij ka emëruar ministrin e transportit, Champai Soren si kryeministrin e ardhshëm të shtetit lindor.
Soren e ka kundërshtuar arrestimin e tij në Gjykatën e Lartë të Indisë, duke e quajtur atë të motivuar politikisht. Çështja do të shqyrtohet të premten.
Ai është i fundit në një listë të gjatë të liderëve të opozitës që po përballen me hetime të profilit të lartë të udhëhequr nga agjencitë qendrore të Indisë.