Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli arrin në 6 mijë e 500

Azia

Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli arrin në 6 mijë e 500

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Klubi i të burgosurve palestinezë thotë se 12 persona janë arrestuar në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e çuar numrin total të palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në 6 mijë e 500.

Izraeli përdor në mënyrë rutinore ndalimin administrativ për të vendosur palestinezët pas hekurave për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, raporton Al Jazeera.

Më pas, paraburgimi i tyre mund të zgjatet në mënyrë të përsëritur për një periudhë të pacaktuar pa akuzë ose gjyq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat