Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 18 palestinezë në qytetet Rafah dhe Deir al-Balah të Gazës.
Kjo ministri tha se një sulm në një shtëpi në Rafah vrau 14 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Nuk kishte asnjë konfirmim nga ushtria izraelite se ajo kreu sulmin, shkruan Sky News.
Ndërkaq, një zëdhënës ushtarak tha: “Në kontrast të plotë me sulmet e qëllimshme të Hamasit ndaj burrave, grave dhe fëmijëve izraelitë, IDF ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake të mundshme për të zbutur dëmin e civilëve”.